“Dardanët” shkruajnë histori, Kosova në Ligën B

schedule20:50 - 23 Mars, 2025

schedule 20:50 - 23 Mars, 2025

Kombëtarja e Kosovës ka shkruar sonte histori, duke e fituar edhe duelin e kthimit ndaj Islandës, për ta siguruar plasmanin në Ligën B të UEFA Nations League.

2-1 fituan “Dardanët” në Prishtinë, kurse në Murcia triumfuan 1-3, raporton Klankosova.tv.

Islandezët e nisën sonte shumë mirë ndeshjen, duke realizuar që në fillim, pa kaluar as 2 minuta lojë.

Por kosovarët assesi nuk u demoralizuan, duke arritur ta përmbysin rezultatin, me tregolëshin e Vedat Muriqit.

“Pirati” shënoi dy herë në pjesën e parë, kurse vulën triumfin ia dha 11 minuta para përfundimit të kësaj përballje.

Kjo është e arritura më e madhe e Kosovës në Ligën e Kombeve, kompeticion në të cilin rrugëtimi u nis nga Liga B, për të kaluar në C dhe sot duke shkruar histori, përfaqësuesja është në Ligën B.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!