Nuk po flasim vetëm për një fitore. Futbolli i Kosovës padyshim që po përjeton ditët e tij më të mira që kur u pranua në arenën ndërkombëtare, në UEFA e FIFA në 2016.
Ekipi përfaqësues I dardanëve arriti fitoren e madhe në fushën e Suedisë në stadiumin e Goteborgut, duke qenë tani shumë më pranë plej ofit të Kupës së Botës, pra ekziston shpresa për të qenë në finalet e mëdha në Amerikën e Veriut vitin e ardhshëm.
Kosova ndoqi gjurmët e Shqipërisë që fitoi 1-0 derbin me Serbinë në Leskovac, ndërsa autor i golit ishte Fisnik Asllani.
Gjithsesi, “dardanët” e rritur nuk janë të vetmit që po lumturohen këto ditë.
Edhe “dardanët” e rinj, pra Kosova U21, ka rezultate të rëndësishme.
Pasi barazuan pa gola me Gjermaninë, e po ashtu në Rumani e Maqedoni të Veriut, e pas humbjes normale ndaj Spanjës, Shpresat kosovare dhanë goditjen e radhës.
Fitorja ndaj moshatarëve të San Marinos ishte 7-0, dhe djemtë rinj bënë të gjithë shenjën e shqiponjës në festim.
Sidoqoftë, sinjalet për këtë vjeshtë me fitore u dhanë që në verë, dhe pastaj me nisjen e Ligës së Konferenncës.
Drita e Gjilanit ndoqi gjurmët e Ballkanit të Ilir Dajës duke u kualifikuar për fazën e grupeve, e madje ka marrë edhe pikë./abcnews.al

