“Dardanët” përzgjedhin 26 “më të mirët” për kualifikueset e Euro 2024

schedule20:38 - 17 Mars, 2023

schedule 20:38 - 17 Mars, 2023

Pas publikimit të listës së futbollistëve të Kombëtares sonë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit evropian, Euro 2024, tashmë listën e ka publikuar dhe Kombëtarja e Kosovës, me teknikun francez Allain Giresse që ka përzgjedhur 26 “të preferuarit” e tij për sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës.

E vetmja surprizë në listën e Giresse është mungesa e sulmuesit Ermal Krasniqi, i cili ndonëse po zhvillon performanca të shkëlqyera me rumunët e Cluj, sërish nuk ka arritur të gjejë një vend në Kombëtare, ndërkaq janë thirrur Albion Rrahmani nga Ballkani, Amar Gërxhaliu, i cili luan me Antalyaspor në Turqi dhe sulmuesi “vrastar” i Antëerp, Arbnor Muja.

Kosova është vendosur në grupin I të eleminatoreve dhe ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Tel Aviv, më 25 mars, ndërsa vetëm 3 ditë më vonë do të presë “diletantët” e Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërkaq kujtojmë se në grup me “dardanët” janë gjithashtu dhe Bjellorusia, Rumania e Zvicra. /i.m /abcnews.al 

Lojtarët e përzgjedhur:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!