Janë në super formë, pas fitores në transfertën armene dhe tashmë do të kërkojnë triumfin në një tjetër tokë të huaj. “Dardanët” e Kosovës do të sfidojnë në orën 19:00, “gjigantët” e Hungarisë, teksa do të përballen me këta të fundit, në “fortesën” mitike, të Budapestit, “Puskas Arena”, në miqësoren e dytë të marsit.
Sa i përket formacioneve, tekniku Franco Foda i ka rreshtuar sërish “Dardanët” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur sërish “shtatlarti”, Arijanet Muric. Në krahët e mbrojtjes janë Vojvoda e Rrudhani, me qendrën që mbulohet nga kapiteni Rrahmani e Aliti. Më të tërhequr në mesfushë janë Idrizi e Berisha, ndërsa trio para tyre, Edon Zhegrova, Milot Rashica e Florent Muslija vendosen pas “Piratit”, Vedat Muriqi.
Në krahun tjetër, tekniku Marco Rossi i ka rreshtuar të tijët me formulën 3-4-2-1, ku në portë është Dibusz e para tij është vendosur Szalai, Dardai e Lang. Në krahët e mesfushës janë Nagy e Bolla, me qendrën që mbulohet nga Styles e Nagy. Më të avancuar janë Szoboszlai e Gazdag, ndërsa në majën e sulmit është Adam.
Formacionet zyrtare: