“Dardanët” gati për Rumaninë, Gliha: Kemi ardhur në Bukuresht për rezultat pozitiv

schedule21:56 - 11 Shtator, 2023

schedule 21:56 - 11 Shtator, 2023

Pas barazimit 2 me 2, ndaj Zvicrës, “dardanët” e Kosovës do të përballen mbrëmjen e së martës me Rumaninë, në “Arena Nationala” të Bukureshtit, në një përballje që pritet të tregojë më shumë mbi të ardhmen e “të kualifikuarve” në grupin I.

Si zakonisht në konferencën për shtyp, në prag të sfidës i pranishëm ishte dhe tekniku sllovak i “dardanëve”, Primozh Gliha, i cili ndër të tjera tha se pavarësisht se Rumania është një skuadër me nivel të lartë, djemtë e tij kanë ardhur në Bukuresht për rezultat pozitiv.

“Ndihemi mirë dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje. Është një ndeshje e rëndësishme, por gjithçka do të varet nga paraqitja jonë. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Pasi ne kemi nevojë për pikë, e po ashtu edhe Rumania ka nevojë për pikë. Personalisht pres rezultat pozitiv dhe do të japim gjithçka nga vetja për të arritur këtë.

Rumania? Kemi përballë një kundërshtar të fortë, i cili në radhët e veta ka shumë lojtarë të mirë. Por, edhe ne kemi gjithashtu lojtarë të mirë, të cilët luajnë për klube të mëdha. Për ne është e rëndësishme të luftojmë dhe të jemi të disiplinuar, pasi vetëm kështu mund të marrim rezultat të favorshëm.

Jam i bindur se Rumania do të luajë mirë, por ne kemi ardhur këtu për diçka të mirë. Përfundimisht, Rumania është favorite për vendin e dytë në grup, por do ta shohim pas ndeshjes kundër nesh”,- u shpreh tekinku sllovak. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!