Danimarka propozon shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

schedule13:11 - 29 Janar, 2023

schedule 13:11 - 29 Janar, 2023

Danimarka propozon që shërbimi ushtarak të bëhet i detyrueshëm për gratë. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Jakob Ellemann-Jensen njoftoi për mediat lokale planin për ta bërë shërbimin ushtarak të detyrueshëm për gratë në mënyrë që të rritet kapaciteti i ushtrisë.

Ellemann-Jensen tha se përfshirja e grave në forcat e armatosura do ta ndihmonte vendin të përmbushte kërkesat e NATO-s dhe se prania e grave do të jetë “e dobishme” për ushtrinë. Aktualisht, gratë mund t’i bashkohen ushtrisë vullnetarisht në Danimarkë ndërsa burrat shërbejnë ligjërisht maksimum për 4 muajsh dhe thirren me sistem lotarie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!