Danimarka pranon mangësitë ushtarake në mbrojtjen e territorit pas stërvitjes me NATO-n

schedule09:39 - 31 Mars, 2023

schedule 09:39 - 31 Mars, 2023

Danimarka ka mangësi të mëdha në aftësinë e saj për të mbrojtur territorin e saj dhe për të përmbushur angazhimet e saj të NATO-s pavarësisht premtimeve për të rritur shpenzimet e mbrojtjes,

Kështu u shpreh shefi i ushtrisë daneze, gjeneralmajor Gunner Arpe Nielsen,  ndërsa vendi priti një stërvitje të madhe ushtarake të aleancës, shkruan Reuters.

Danimarka, themeluese e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, pakësoi aftësitë e saj ushtarake pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Por në përgjigje të krizës së Ukrainës, vendi është nën presion për të rikthyer shpenzimet dhe për të arritur objektiv të NATO-s prej 2% të PBB-së. Qeveria e saj tha në dhjetor se do të synonte të përmbushte këtë objektiv deri në vitin 2030, tre vjet më herët se sa ishte planifikuar.

“Ne duhet të bëhemi më të fortë dhe të rregullojmë të gjitha gjërat që kemi lënë pas dore gjatë viteve që kur Muri i Berlinit u rrëzua,” tha Gunner Arpe Nielsen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!