Danimarka planifikon të trefishojë buxhetin e saj të mbrojtjes në 10 vitet e ardhshme

schedule08:20 - 31 Maj, 2023

schedule 08:20 - 31 Maj, 2023

Danimarka planifikon të trefishojë buxhetin e saj të mbrojtjes në 10 vitet e ardhshme, në përputhje me objektivat e shpenzimeve të NATO-s.

Sipas lajmeve në mediat vendase, thuhet se Danimarka do t’i trefishojë shpenzimet e mbrojtjes brenda 10 viteve, duke i rritur në 21 miliardë dollarë. Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen, tha në konferencën për media se vendi i tij është në “një pikë kthese” në politikën e tij të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Në Evropë ka luftë dhe ne nuk mund të shohim më paqen në xhep”, tha ministri Poulsen. Thuhet se vendimi për rritjen e shpenzimeve synon objektivin e NATO-s për të ndarë të paktën 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!