Danimarka pezullon vaksinën Johnson&Johnson

schedule13:46 - 4 Maj, 2021

schedule 13:46 - 4 Maj, 2021

Autoritetet shëndetësore në Danimarkë deklaruan se vendi ka vendosur të pezullojë vaksinën Johnson & Johnson.

Sipas deklaratës zyrtare, përfitimet e kësaj vaksine anti-Covid nuk janë aq të mëdha sa për të lënë mënjanë efektet anësore të saj tek personat që e kanë marrë këtë vaksinë një dozëshe.
Pra Danimarka do të vijojë fushatën e vaksinimit pa Johnson & Johnson. Në deklaratë theksohet se ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, pasi fillimisht ishte hequr dorë dhe nga vaksina e AstraZeneca.

Autoritetet shëndetësore daneze pranojnë se vendimi do të ndikojë në mënyrë domethënëse në programin e vaksinimit për grupmoshën 20 – 39 vjeç, të cilët do të duhet të presin dhe katër javë për të marrë një vaksinë tjetër.

Deri tani më shumë se 1.3 milion nga 5.8 milion banorët e vendit ka marrë të paktën një nga dozat e vaksinës antiCovid.  Johnson & Johnson u bë në muajin mars vaksina e katërt e miratuar nga agjencia europiane e barnave, pas Pfizer/BioNTech, AstraZeneca/Oxford University dhe Moderna.

Vendet e bashkimit europian kanë marrë deri tëni më shumë se 1 milion doza të vaksinës Johnson&Johnson./abcnews.al