Qytetarët danezë mund të vendosin vetë nëse duan të vaksinohen me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, sipas një deklaratë nga zyrtarët e shëndetësisë. Danimarka ishte vendi i parë në Europë që pezulloi të dyja vaksinat për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut, pavarësisht miratimit nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).
“Popullsia tani do të ketë mundësinë të vaksinohet me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, të cilat nuk janë përfshirë në programin e përgjithshëm të vaksinimit në Danimarkë,” tha Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke.
“Së shpejti qytetarët do të kenë mundësinë të vaksinohen më njërën nga këto vaksina pa pasur nevojë të presin radhën për tu vaksinuar përmes programit të vaksinimit.”
Danimarka ka regjistruar 270,557 raste dhe 2,506 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al