Danimarka ndaloi plotësisht vaksinimin, reagon AstraZeneca

schedule18:16 - 14 Prill, 2021

schedule 18:16 - 14 Prill, 2021

AstraZeneca ka reaguar pas vendimit të autoriteteve daneze për ta refuzuar vaksinën e prodhuar nga kompania britaniko-suedeze. AstraZeneca tha se e respekton vendimin e rregullatorëve shëndetësorë të Danimarkës, pas rasteve të mpiksjes së gjakut.

Danimarka u bë shteti i parë evropian që e ndaloi plotësisht vaksinimin me dozat e Oxford-AstraZeneca për koronavirusin.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, AstraZeneca thotë: “Ne e pranojmë dhe e respektojmë vendimin e marë nga Sundhedsstyrelsen (agjencia e shëndetit) në Danimarkë.”

Kompania shton se çdo shtet e ka vetë në dorë për të zgjedhur dhe vendosur në lidhje me programin e vaksinimit, bazuar në kushte lokale.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me rregullatorët dhe autoritetet lokale në mënyrë që të sigurojmë të gjitha të dhënat në dispozicion për të informuar vendimet e tyre”, thotë kompania.

Mbikëqyrësi i BE-së për barnat Agjencia Evropiane e Barnave javën e kaluar njoftoi një lidhje të mundshme me mpiksjen por tha se rreziku i vdekjes nga Covid-19 ishte shumë më i madh. sb/abcnews.al/