Danimarka miraton ligjin për të “dëbuar” azilkërkuesit jashtë BE-së

schedule13:06 - 3 Qershor, 2021

schedule 13:06 - 3 Qershor, 2021

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një projektligj që i lejon vendit nordik të dëbojë azilkërkuesit në vendet jashtë Europës, duke hedhur poshtë thirrjet nga OJQ-të dhe Kombet e Bashkuara, të cilat i shqetësohen një erozioni të të drejtave të emigrantëve.

Projekt-ligji, i cili u miratua me  70 vota pro dhe 24 kundër, është një kundërshtim i hapur ndaj përpjekjeve të Bashkimit Europian për të përmirësuar rregullat e emigrimit dhe azilit në Europë.

Projekt-ligji lejon Danimarkën të dëbojë azilkërkuesit jashtë Europës. Kombi skandinav, i cili ka fituar famë për politikat e tij të ashpra të imigracionit gjatë dekadës së fundit, ka si qëllim të pranojë vetëm refugjatë nën sistemin e kuotave të OKB-së.

Danimarka ende nuk ka arritur një marrëveshje me një vend partner, por Stoklund tha se ishte duke negociuar me disa vende kandidate. Kritikët shqetësohen se ligji do të dëmtojë sigurinë dhe mirëqenien e refugjatëve dhe do të komprometojë të drejtat e tyre njerëzore, si edhe detyrimet e vendit brenda BE-së.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ( UNHCR ) muajin e kaluar i bëri thirrje Danimarkës që të mos miratojë projekt-ligjin, i cili mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën nëse vendet e tjera europiane fillojnë të ndjekin politikën e Danimarkës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!