Danimarka do të ndjekë shembullin e vendeve të tjera europiane duke miratuar dozën e tretë për të gjithë të rriturit. Ashtu si pjesa më e madhe e Europës, Danimarka ka shënuar një rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital.
Vaksinimi është vullnetar në vend. Deri më tani, 88.4% kanë marrë një dozë të një vaksine dhe 86.4% janë vaksinuar plotësisht.
Qeveria daneze kërkon gjithashtu të bëjë të detyrueshme maskat në vendet publike.
/abcnews.al