Danimarka mbyll hetimin për shpërthimin e Nord Stream

schedule11:40 - 26 Shkurt, 2024

schedule 11:40 - 26 Shkurt, 2024

Danimarka njoftoi sot se ka mbyllur hetimet për shpërthimet në shtator 2022 në tubacionin e gazit Nord Stream, i cili transportonte gaz nga Rusia në Gjermani, një veprim i ndjekur më parë nga Suedia.

Nord Stream 1 dhe 2, të cilët transportonin gaz nën Detin Baltik, u dëmtuan në një seri shpërthimesh në zonat ekonomike suedeze dhe daneze, pas të cilave një sasi e madhe metani doli në sipërfaqe.

Rusia dhe Perëndimi, të cilët janë në mosmarrëveshje për një sulm rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, kanë akuzuar njëra-tjetrën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!