Danimarka po punon për të “zgjeruar dhe thelluar” një koalicion të vendeve të angazhuara për të ofruar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.
Kështu u shpreh kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, shkruan Sky News.
Frederiksen u shpreh në sesionin vjetor të asamblesë parlamentare të NATO-s në Kopenhagë këtë mëngjes: “Për sa kohë që ukrainasit janë gati të luftojnë këtë luftë për lirinë tonë, le të vendosim që lodhja e luftës nuk do të ndodhë në komunitetin tonë transatlantik.”