Juventusi ka kryer një fazë përgatitore të gjatë dhe tashmë është gati për hapjen e sezonit të ri ndaj Udineses në javën e parë të Serie A. Së fundmi për përgatitjet dhe zhvillime të tjera ka folur Danilo, një nga liderët e “Zonjës” në sezonin e shkuar.
Braziliani shprehet se çdo ndeshje duhet vlerësuar si finale, diçka që nuk e bënë vitin e shkuar, ndërsa thur elozhe për shokun e tij Paulo Dybala, kur shprehet se kur i pason atij, është si ta ketë futur topin në bankë.
“Numri 6? Është një fanellë që ka shumë histori në të. Një numër i rëndësishëm, të cilin dua ta nderoj për sa kohë do e vesh. Kampionati? Nga e diela do duhet të demonstrojmë se çdo ndeshje është e rëndësishme. Kjo është ajo që sezonin e shkuar nuk e kishim.
Të dielën do shkojmë me 100 km/orë dhe do mendojmë se çdo ndeshje është një finale. Jemi gati për ndeshjen me Udinesen. Dybala? Jam i lumtur për të. Vitin e shkuar ai punoi shumë dhe u përpoq shumë, këtë verë ishte me fat dhe tashme po luan, është mirë dhe ka fituar besimin.
Jam i lumtur që ai është mirë sepse kur jam në vështirësi dhe ia jap atij topin, është si ta kem futur sferën në bankë”, u shpreh Danilo. /abcnews.al