Daniel Godelli fiton “betejën” anti-doping, peshëngritësi shqiptar rezulton i pastër në testin B

schedule19:16 - 17 Janar, 2024

schedule 19:16 - 17 Janar, 2024

Ka marrë fund beteja ligjore, për peshëngritësin tonë, Daniel Godelli, me 32-vjeçarin, nga Elbasani, i cili pas testeve të kryera, në korrikun e vitit 2023, fill pas përfundimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes, rezultoi pozitiv me medikamentin SARM, duke u penalizuar për një kohë të gjatë nga ky sport.

Menjëherë pas rezultatit, jo pak tronditës për elabasanlliun, peshëngritësi “kuqezi” kërkoi një testim të dytë duke thënë se substanca nuk kishte lidhje me këtë sport dhe pas shumë muajsh pritje, këtë të mërkurë vetë Godelli ka konfirmuar në me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociale se është i pastër, kjo pas përgjigjes së testit B që i erdhi me e-mail.

Peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli, nëpërmjet një postimi sqarues, që siç thamë më lart u postuar në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociael ka njoftuar mbarë opinionin sportiv se ka fituar betejën ligjore në lidhje me akuzat për doping, teksa sipas tij, substanca e ndaluar Ostarinë, e gjurmuar në trupin e tij, kishte ardhur nga një suplement ushqimor.

Njoftimi i plotë i Daniel Godellit:

Përshëndetje miq, shokë, kolegë, gazetarë, dashamirës të sportit dhe ju dashakeqës (pa ju nuk bëhen këto punë).

Uroj që kjo ditë të ketë nisur mbarë për ju, sikurse nisi për mua.

Pikësëpari dua t’ju falënderoj ju gazetarë informues të publikut dhe ndikues në opinionin e tyre për durimin që treguat në lidhje me çështjen time dhe si rrallë herë nuk e zmadhuat e ta bënit një “boom” mediatik, por pritët bashkë me mua për rezultatet zyrtare të përgjigjes së testit B dhe analizës së suplementeve.

Ju faleminderit për pjekurinë që treguat!

Sot, në mëngjes, mora një email që po e prisja që në shtator 2023 nga ITA (International Testing Agency).

Sikurse ju bëra me dije në atë status, rreth një vit më pare, ku unë akuzohesha për përdorimin e një substance të ndaluar, unë do të ndiqja të gjitha procedurat e nevojshme për të faktuar që ajo substancë e ndaluar që u gjend në analizat e mia anti-doping nuk më përkiste mua kurrësesi.

Email-i i sotëm faktoi pikërisht këtë gjë, që substanca e gjetur në trupin tim “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimor, i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplemente i kontaminuar.

Që do të thotë, suplementi ushqimor që unë kisha përdorur, në listën e përbërësve të tij tregonte vetëm vitaminat/aminoacidet/suplementet ushqimore të lejueshme për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe përballojë ngarkesën stërvitore, gjë për të cilën unë e kisha blerë dhe po e përdorja duke e kontrolluar mijëra herë, qoftë etiketën e tij (sikurse bën çdo sportist i nivelit të lartë me çdo produkt, madje edhe me një aspirinën), qoftë edhe online, duke kërkuar mos kishte ndonjë shkrim apo koment negativ në lidhje me të.

Në email-in e sotën vërtetohet nga shkencëtarë të Agjencisë Botërore Anti-Doping se suplementi numër 3 është i kontaminuar (dmthn përmban diçka tjetër në përbërjen e tij e cila nuk është e deklaruar publikisht dhe ajo ishte pikërisht produkti i ndaluar Ostarinë në masën 3.5 ng për kapsulë. Gjë të cilën unë nuk kisha nga ta dija pasi, fatkeqësisht, nuk zotëroj një laborator milonadollarësh sikurse Wada.

Edhe një herë faleminderit për kohën tuaj.

Fatkeqësisht për shkak të konfidencialitetit nuk mund ta ndaj me ju fotografinë e email-it, por kushdo është i mirëpritur ta lexojë atë në praninë time.

Ditë të mbarë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!