Emri i Dani Alves nuk u shënua në listën e të grumbulluarëve për ndeshjet finale të Europa League.
Braziliani është intervistuar për “Sport” dhe ka zbuluar prapaskenën e kësaj situate të ndodhur pak muaj më parë.
“Unë them gjithmonë që kur gjërat bëhen natyrshën dhe e njeh personin që ke pranë, gjithçka është shumë më e thjeshtë. Jam i sigurt që ky vendim ka qënë shumë i vështirë për Xavin por edhe për mua.
Ai më njeh mirë dhe e di se si mund të kontribuoj dhe si i marr gjërat. Unë u riktheva për të ndihmuar, unë i thash Xavit të mos ndihej keq për këtë vendim sepse ndodhemi të gjithë në të njëjtën varkë, dhe unë jam këtu për të ndihmuar të rindërtojmë Barcelonën.
Unë e respektova vendimin e tij”, është shprehur Dani Alves./ h.ll/abcnews.al