Sekretari i Masave Penale, Riintegrimit dhe Kujdesit ndaj Viktimës ka pranuar të transferojë futbollistin Dani Alves në burgun “Brians 2” për të garantuar më mirë sigurinë dhe bashkëjetesën e tij brenda qelisë.
Mbrojtësi brazilian ka qenë në burg të përkohshëm që nga e premtja për sulmin seksual të dyshuar ndaj një 23-vjeçareje në një klub nate në Barcelonë, dhe gjatë fundjavës ai ka qenë në burgun “Brians1”.
“Brians 2”, ku ish-lojtari i Barçës u transferua këtë mëngjes, është një burg me më pak të burgosur dhe me të burgosur si vetë lojtari.
Ndryshimi i “Brians 1” dhe “Brians 2” është se ky i fundit ka module rezidencale më të vogla, gjë që bën të mundur garantimin më të mirë të sigurisë dhe bashkëjetesës. Në këtë burg ka mesatarisht 80 të burgosur për rezidencë, ndërsa në “Brians 1” ka rreth 200 në secilin prej tyre./ h.ll/abcnews.al