Dani Alves: Olimpiada më krijon flutura në stomak, unë jam si Benjamin Button

schedule17:17 - 21 Korrik, 2021

schedule 17:17 - 21 Korrik, 2021

Dani Alves, 38 vjeç, do të marrë pjesë me Brazilin në Lojërat Olimpike. Në një intervistë para medieve, mbrojtësi i djathtë tregoi emocionet e marrjes pjesë në këtë kompeticion.

Ai e krahasoi veten me Benjamin Button, duke lënë të kuptohet se është ende në super formë, pavarësisht viteve mbi supe.

“Unë jam si Benjamin Button dhe pa marrë parasysh çke kaluar, hera e parë në një kompeticion është gjithmonë e veçantë. Kurrë nuk kemi marrë pjesë në një ngjarje kaq të madhe.

Megjithëse kam përjetuar e fituar gjëra të mëdha e të veçanta, sërish kam flutura në stomak. Shpresoj të jem në lartësinë e duhur”, tha ndër të tjera Dani Alves. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!