Dani Alves nuk “dorëzohet”: Jam i pafajshëm, vetëm 2 persona e dinë çfarë ka ndodhur

schedule16:56 - 14 Qershor, 2023

schedule 16:56 - 14 Qershor, 2023

Prej më shumë se 5 muajsh në burg, Gjykata e Barcelonës nuk e pranoi sërish ankesën e paraqitur nga mbrojtja e ish-mbrojtësit të Barça, Dani Alves, në të cilën kërkohet lirimi me kusht i klientit të tij për arsye të ndryshme, përfshirë lidhjet familjare.

Gjykata e ka justifikuar vendimin e saj me faktin se liria me kusht për Alves paraqet rrezikun e arratisjes së tij nga Spanja. Vendimi i gjykatës spanjolle është komentuar dhe nga vetë braziliani, i cili e cilëson veten totalisht të pafajshëm në këtë ngjarje.

“Vetëm dy persona e dinë se çfarë ka ndodhur dhe mbi të gjitha çfarë nuk ka ndodhur. Unë po them të vërtetën. Mendoj se të gjithë e kuptojnë që unë po përpiqesha të shpëtoja martesën time dhe për këtë arsye thashë atë që thashë në radhë të parë”,- u shpreh ish-mbrojtësi i “katalanasve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!