Dani Alves është rikthyer të flasë për Neymar. 36-vjeçari la PSG-në në verë dhe u rikthye në vendlindje te Sao Paolo. Mbrojtësi i djathtë u nda me Neymarin, me të cilin ka një raport special.
Në një prononcim për Sport TV, Dani Alves i shkul veshin sulmuesit të njohur, e nga ana tjetër e mbron si një vëlla i madh.
“Përpiqem ta mbroj gjithmonë. Ia përsëris që ka përgjegjësi të mëdha kundrejt të rinjve dhe atyre që e rrethojnë. Neymar e di se çfarë mendoj për të. Ai tregohet shumë fëmijë ndonjëherë. Është shumë i ndjeshëm ndaj asaj që ndodh përreth dhe kritikave që merr.
Njerëzit duhet ta respektojnë. Nuk ndodh as kur është në kombëtare, por njerëzit duhet ta respektojnë atë. Neymar ka goxha eksperiencë për të thënë atë që mendon. Ka fituar gjithçka, ndryshe nga ata që e kritikojnë gjithmonë“, përfundon Dani Alves. /abcnews.al