Dani Alves i akuzuar për ngacmim seksual, lojtari mohon gjithçka

schedule15:16 - 1 Janar, 2023

schedule 15:16 - 1 Janar, 2023

Sipas ABC Espana, Dani Alves është nën hetim për sulm seksual.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor. Braziliani akuzohet se ka vendosur dorën nën rrobat e një gruaje dhe e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme.

Pas aktit të supozuar të ngacmimit seksual, gruaja e raportoi atë tek truprojat e klubit të natës dhe më pas në policinë katalanase.

Miqtë e Danit i mohojnë kategorikisht akuzat, duke thënë se ish-lojtari i Barcelonës ka qenë vetëm për pak kohë në klubin e natës dhe asgjë nuk ka ndodhur. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!