Dani Alves është i bindur: Pedri është një miks mes Xavit dhe Iniesta, me Gavin një dyshe epoke

schedule14:36 - 9 Prill, 2022

schedule 14:36 - 9 Prill, 2022

Gavi dhe Pedri janë yjet e rinj të Barcelonës. Dy lojtarë në rritje, të cilët befasuan Dani Alvesi.

“Pedri është një person i rezervuar. Ai duket si një person i vjetër i shkollës, është në një nivel tjetër dhe është fantastike ta kesh atë në krah. Unë jam i privilegjuar, e shoh të pabesueshme këtë situatë, më duket sikur luaj me Xavin dhe Iniestën.

Nuk më pëlqen ta krahasoj me askënd, ai nuk është as Xavi e as Iniesta, por një përzierje mes të dyve. Ai është një mesfushor i kompletuar, ka për të shënuar më shumë se të dy bashkë.

Bashkë me Pedrin ata do të krijojnë një dyshe të mahnitshme në mesfushë. Do të jenë e ardhmja e futbollit, e ardhmja e Barcelonës, një dyshe e një epoke të re”, është shprehur mbrojtësi anësor./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!