Dani Alves luajti 8 sezone me Barcelona, përpara se të kalonte si lojtar i lirë te Juventusi në verën e vitit 2016. Mbrojtësi i djathtë qëndroi vetëm një vit në Serie A dhe më pas tentoi të rikthehej në “Camp Nou”.
Diçka e tillë nuk ndodhi dhe braziliani e shpjegon shkakun në prononcimin e dhënë për Rac1, aty ku nuk i kursen thumbimet për drejtuesit e klubit katalanas. Më pas u transferua te PSG, teksa prej gushtit të vitit të kaluar është pjesë e Sao Paulo në Brazil.
#TuDiràs |
En directe des del Brasil ??@DaniAlvesD2! pic.twitter.com/w7ycfq2Yjw
— Esports RAC1 (@EsportsRAC1) November 5, 2020
“Shkova te Juventusi për të treguar se isha akoma një lojtar i nivelit të lartë. Më pas doja të rikthehesha te Barcelona, që kishte nevojë për mua. U vetëofrova të rikthehesha te Barça.
Do shkoja si lojtar i lirë dhe nuk kërkoja komisione transferimi, por bordi i klubit nuk kishin këllqe të pranonin se kishin gabuar që më lanë të lirë të largohesha“, deklaron lojtari i famshëm brazilian. /abcnews.al