Dana, mallkimi mbi Valencia që zhduku 1900 persona/ Zaçe: Ky fenomen mund të shkaktojë stuhi të mëdha apo tornado

schedule08:56 - 4 Nëntor, 2024

schedule 08:56 - 4 Nëntor, 2024

Sinoptikania Rudina Zaçe thotë se reshjet e denduara të shiut në Valencia të Spanjës erdhën si pasojë e fenomenit Dana, ku masat e ngrohta takohen me masat e ftohta.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Zaçe u shpreh se asnjëherë më parë, në Valencia nuk ka pasur reshje kaq të dendura shiu.

Zaçe shtoi se fenomeni Dana, mund të shkaktojë edhe stuhi më të fuqishme.

“Fenomeni Dana është i njohur në fushën e meterologjisë. Aty, kjo vorbull ajri e ftohtë, ka gjetur masa të ngrohta. Temperaturat e uji ishin me vlera 3-4 gradë mbi mesataren. Kjo e ka furnizuar masën e ftohtë dhe është krijuar avullimi. Jep sasi të mëdha reshjesh, të shoqëruara me reshje të fuqishme, apo breshër e tornado. Kjo masa e ftohtë, duke rënë në kontakt me masën e ngrohtë, kemi avullim, duke dhënë sasi të mëdha reshjes. Për 8 orë janë regjistruar reshje deri në 500 milimetra. Nuk është regjistruar asnjëherë më përpara. Shkenca e meterologjisë ka evoluar, bëhen paralajmërime deri në 5 ditë përpara. Është shumë e rëndësishme të parandalojmë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!