“Dallgë” të forta në tratativat për Eric Garcia, Barcelona vendos përfundimisht

schedule16:40 - 26 Prill, 2021

schedule 16:40 - 26 Prill, 2021

Barcelona ka arritur që në nisje të sezonit të bindë Eris Garcia, që i skadon kontrata me Cityn në verë t’i bashkohet katalanasve. Por në krye të klubit u largua Bartomeu, me të cilin kishte marrëveshje dhe në krye të klubit erdhi Joan Laporta, pas fitimit të zgjedhjeve.

Mundo Deportivo zbulon një problematikë të tratativave për të sjellë 20-vjeçarin në “Camp Nou”. Joan Laporta, me të ardhur bëri një bilanc, duke duke llogaritur çdo kacidhe të klubit dhe rezultati nuk ishte ai që pritej.

U pa se Barça ishte në një krizë më të thellë seç pritej dhe në këto kushte duhej ulur tavani i pagave. Kështu, ata i bënë një propozim të ri më të ulët Garcias, për të cilin mbrojtësi kishte rezerva dhe fillimisht refuzoi.

I njëjti burim raporton se Laporta e ka rritur ofertën e tij, por përmes bonuseve, që do të mund të arrihen nga paraqitjet e lojtarit dhe sukseset e vetë ekipit. Në këto kushte Garcia ka pranuar ofertën e re dhe tashmë është vendosur gjithçka: Garcia shkon falas te Barcelona në verë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!