Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dallgë masive në Tenerife/ ‘Përpihen’ nga uji turistët, katër viktima

schedule16:39 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 16:39 - 9 Dhjetor, 2025

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pasi një dallgë e fuqishme tërhoqi një grup notarësh në det në ishullin spanjoll të Tenerifes.

Trupat e një 35-vjeçari, një gruaje 55-vjeçare dhe një personi tjetër, për të cilin nuk është dhënë informacion, u gjetën pas një operacioni të madh shpëtimi të zhvilluar me moto-ujë dhe helikopterë.

Një grua tjetër, viktima e katërt, ndërroi jetë, një ditë pasi ishte transportuar me helikopter në spital.

Zona ndodhet në Isla Cangrejo, në bregun Los Gigantes të Tenerifes, e njohur për pushues të huaj. Ajo është e rrethuar nga shkëmbinj vullkanikë në njërën anë.

Në momentin kur notarët u morën nga vala, ishte në fuqi një paralajmërim për det të trazuar, raportojnë mediat lokale.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!