“Dalja nga monitorimi, lajm pozitiv”, Krrashi: Sulmet ndaj drejtësisë së re? Gjuhë e padenjë

schedule13:25 - 18 Prill, 2024

schedule 13:25 - 18 Prill, 2024

Një lajm shumë të mirë dhe pozitiv e ka konsideruar deputeti Lavdrim Krrashi daljen e Shqipërisë nga monitorimi në KiE. Për Tirana Live në ABC News, Krrashi tha se Shqipëria mund të kthehet në kontribues për vende që kanë tashmë problematika.

“Është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Për sa kohë ka qenë në monitorim do të thotë se KiE ka patur rezerva për zbatimin e të drejtave të njeriut. Tashmë ka shenja që para drejtësisë para ligjit janë të gjithë të barabartë.

Është një lajm pozitiv për Shqipërinë, vendi po tregon se është kthyer nga një vend që konsumonte problematika në cdo aspekt, jemi në fazën ku kemi dalë jashtë këtij monitorimi. Mund të kthehemi në vend kontribues për vende që kanë tashmë problematike. Është një inkurajim për negociatorët shqiptarë për integrimin në BE ku duket se jemi një hap larg integrimit.” u shpreh ai, ndërsa komentoi edhe sulmet që po bëhen në vend ndaj drejtësisë së re.

“Reforma në drejtësi, për mua si deputet është ngjarja më e mirë që i ka ndodhur Shqipërisë. Të gjithë kanë qenë subjekt i pabarazisë para ligjit apo padrejtësisë. Gjithësise jemi këtu ku jemi, drejtësia e re sapo ka nisur të japë rezultatet e para. Të gjithë presin nga drejtësia e re. përpjekjet legjislative sa i takon themelimit të drejtësisë së re, kanë shkuar nëpër oshilacione. Ka një deri në dy vite ku drejtësia ka nisur të japë shenjat e para.

E inkurajoj të vijojë. Para ligjit janë të gjithë të barabartë. Padrejtësia nuk ka ngjyrime politike. Kësaj po i vjen fundi, ndjehet në krej klasën politike. Për mua është e rëndësishme që drejtësia e re të mbështetet. Nuk është e mirë kur godet kundërshtarët dhe e keqe kur targetohen se ka akuza që e kanë vendosur veten në kundërshtim me ligjin. E di retorikën, më vjen keq që njerëz të ndryshëm me pozicione të ndryhsme e sulmojnë me fjalor të padenjë as për biseda kafesh. Drejtësia e re të vijojë punën e pashqetësuar. Para ligjit, nuk ka rëndësit kush je, të gjithë të barabartë ky është thelbi i drejtësisë.” -tha ia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!