“Dalja me dy kandidatë nënkupton humbjen e PD-së”, Kikia: Berisha nuk do kontroll, por fitore

schedule22:47 - 4 Nëntor, 2022

schedule 22:47 - 4 Nëntor, 2022

Që prej vitit të kaluar, 9 shtator 2021 kur Lulzim Basha, kryetar i PD-së asokohe, vendosi të pezullonte Sali Berishën nga Grupi Parlamentar, partia ka qenë në një krizë e cila nuk po gjen zgjidhje.

Edhe negociatat e fundit për një bashkim të mundshëm të dy fraksioneve, për të dalë me një kandidat të përbashkët më zgjedhjet e ardhshme vendore duket se dështuan.

Analistët Mentor Kikia dhe Azmi Stringa së bashku me shefin organizativ të Rithemelimit, Klevis Balliu, ishin të ftuar në emisionin “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo mbrëmjen e sotme.

Në gjykimin e analistit Kikia dalja me dy kandidatë nënkupton humbjen dhe qëllimi i vetëm i Berishës nuk është kontrolli i gjithçkaje, por fitorja.

Pjesë nga diskutimi:

Kikia: Dalja me dy kandidatë nënkupton humbjen, këta si aleatë, si parti të vogla do ta kenë të vështirë të zgjedhin se kë do mbështesin. Sali Berisha më shumë se sa kontrollin e gjithçkaje do vetëm fitoren, sepse humbja e tij është fundi i gjithë këtij rikthimi.

Stringa: Fitoren mbase s’e merr, por nëse ke monopolin e opozitës je i dyti më i rëndësishëm.

Xhafo: Qëllimi final i tij është fitorja e shpejtë e menjëhershme.

Balliu: Nevojë për kontroll ka nevojë për një njeri që është i kontrolluar. Sali Berisha nuk ka nevojë të kontrollojë njerëzit që e duan. Ky njeri është aty se duan njerëzit që të jetë. Sali Berisha zgjodhi interesin kombëtar, votën. Ky shtet po nuk filloi të votojë ka marrë fund.

Kikia: Hapi prapa sot është të ikë Berisha, por Berisha nuk ikën. Ai mund të largohet vetëm nëse nuk merr rezultatin e dëshiruar në zgjedhjet vendore. Qëllimi dhe misioni i Alibeajt është të jetë anti Berishë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!