Dalja e rrallë publike e Jimmy Carter, shoqërohet nga bashkëshortja e tij

schedule10:07 - 24 Shtator, 2023

schedule 10:07 - 24 Shtator, 2023

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter u pa në një festival të mbajtur në qytetin e tij të lindjes, Plains, Georgia, një javë para se të festonte ditëlindjen e tij të 99-të.

Presidenti i 39-të i SHBA (1977-1981) ishte duke hipur në një makinë me gruan e tij Rosalyn, 96 vjeç.

Jimmy Carter është ish-presidenti më i vjetër i SHBA-së. Vitet e fundit ai është përballur me probleme të rënda shëndetësore.

Në vitin 2015, ai zbuloi se ishte trajtuar për melanoma. Qendra Carter kishte njoftuar në shkurt se ish-presidenti amerikan do të merrte kujdes mjekësor në shtëpi në mënyrë që të mund të kalonte pjesën tjetër të jetës pranë familjes.

/abcnews.al