Dalin shifrat, zv/ministri grek i shqetësuar: Sa shqiptarë me koronavirus kanë hyrë në Greqi që prej 1 korrikut

schedule18:40 - 21 Korrik, 2020

schedule 18:40 - 21 Korrik, 2020

Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Haradalias në një konferencë për median ka raportuar numrin e pushuesve që janë infektuar me Covid-19.

Haradalias deklaroi se autoritetet greke që nga data 1 korrik, kur u hap edhe kufiri për turistët kanë kryer 127.900 testime.

Ai u shpreh se nga pushuesit kanë rezultuar pozitiv 295 presona, përkatësisht: 78 raste janë shtetas serb, 63 bullgarë, 61 rumunë, 23 shqiptarë dhe 26 nga SHBA.

Po ashtu zëvendësministri grek, ka raportuar se nga 1 korriku deri më tani, kanë hyrë në Greqi gjithsej 918.032 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!