Gjatë një konference për shtyp të shtunën në Shtëpinë e Bardhë zoti Pence tha se ai dhe bashkëshortja e tij Karen, do të kryejnë testin nisur nga fakti se një prej anëtarëve të stafit të tij rezultoi të ishte prekur nga virusi.
Ndërkohë zëdhënësi tij bëri të ditur se zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka dalë negativ në testet për koronavirus.
“Ju raportojmë me kënaqësi se rezultatet e testimit për koronavirus kanë dalë negative për zëvenpresidentin Mike Pence dhe bashkëshorten e tij, Karen Pence”, shkroi në “Twitter” zëdhënësja, Katie Piller.
Pence deklaroi se nuk ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë që nga dita e hënë.
“Ai nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë që nga dita e hënë. As presidenti as unë nuk kemi pasur kontakte me atë pjesëtar të stafit”, tha Pence gjatë një konference për gazetarë para testimit.