Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet në Mal të Zi, ja kush kryeson

schedule21:27 - 11 Qershor, 2023

schedule 21:27 - 11 Qershor, 2023

Janë publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Deri më tani, më shumë vota ka siguruar Lëvizja Evropa Tani, e cila sipas më shumë se gjysmës së votave të numëruara ka rreth 25 përqind. Në vend të dytë me dy mandate deputetësh renditet DPS e ish presidentit Milo Gjukanoviç, ndjekur më pas me koalicionin “Për të ardhmen e Malit të Zi”, me 15 përqind.

Në vend të katërt është koalicioni mes Dritan Abazoviç dhe Aleksa Beçiç. Gazetarja Linda Karadaku raportoi se ekzistojnë disa mundësi për të formuar koalicionet.

“Një nga ato është që të ketë një koalicion midis partisë Evropa tani me parti të tjera më të vogla, si parti të boshnjakëve, të shqiptarëve. Ndoshta nuk do të ishte aq e qëndrueshme kështu që është edhe një variant tjetër që është diskutuar, që mund të kishte një qeveri midis partisë Evropa Tani dhe DPS-së të ish presidentit Gjukanoviç. Mundësia tjetër është që të jetë DPS, ajo që të vendosë se me kë do të bëjë koalicion. DPS duke rtuajtur pjesën kryesore të elektoratit të saj ka mundësi të bëjë një koalicion me Abazoviç dhe Beçiç dhe partitë e pakicave.“, raportoi gazetarja nga Mali i Zi.

Rezultatet e publikuara nga Qendra e Monitorimit: 

– Partia boshnjake – 6,9 për qind – 6 mandate parlamentare 

 – Në anën e djathtë të botës” (HGI) – 0,6 për qind – një mandat 

 – “Drejtësia për të gjithë” – 2,9 për qind – pa mandat 

– “Za tebe” (PKSH dhe Demos) – 3.2 për qind – dy mandate 

– Koalicioni Popullor “Složno i dočka” – 1,1 për qind – pa mandat 

– Aleanca Shqiptare – 1.5 për qind – një mandat 

– Përmbysja e Lëvizjes 1.4 për qind – pa mandat 

– Lëvizja për ndryshim – 0.7 për qind – pa mandat 

– “Po. Ne mundemi për një Mal të Zi civil” – 0.5 për qind – pa mandat  

– “Së bashku” (DPS, SD, LP, DUA) – 23,8 për qind – 22 mandate 

– “Lëvizja Evropa Tani” – 25,5 për qind – 23 mandate 

– “Për shtëpinë tonë” (SDP) – 2.8 për qind – pa mandat

– “Guximi vlen” (Demokratët dhe URA) – 12.3 për qind – 11 mandate 

– Për të ardhmen e Malit të Zi” (NSD, DNP, RP) – 14,7 për qind – 13 mandate 

– Forumi Shqiptar – 2.1 për qind – dy mandate

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!