Në Angli vijojnë testet masive mjekësore për lojtarët dhe stafet teknike të skuadrave. Përgjigjet e fundit kanë rezultuar pozitive për tre pjesëtarë të Championship, divizionit të dytë të futbollit ishullor.
Liga e Futboll Anglez (EFL), që përfshin Championship, League One dhe League Two, lajmëron infektimin me koronavirus të tre lojtarëve nga 2858 personat që iu nënshtruan tamponëve.
Në League One nuk asnjë të infektuar, njësoj si në League Two. Tre personat që janë infektuar me COVID-19, do të futen në karantinë për një periudhë 7-ditore. Emrat nuk bëhen publikë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. /abcnews.al