Një video e publikuar së fundmi tregon momentin kur ukrainasit hedhin në erë një nga tanket më të shtrenjtë dhe më modernë të Rusisë. Pamjet sipas raportimeve janë filmuar në betejën që po bëhej në Donbas.
Pamjet e filmuara nga droni, të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, tregojnë një T-90M të gjeneratës së fundit që kushton rreth 3.8 milionë euro, teksa shpërthen pasi u godit në betejën për Stary Saltiv, në veri të Kharkiv-it javën e shkuar.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se tanku u godit nga një Carl Gustaf – një raketë lëshuese e prodhuar nga Suedia që kushton rreth 21,643.
“Krenaria e industrisë ruse të tankeve u shkatërrua nga granatahedhësi suedez i dorës antitank Carl Gustaf”, njoftoi ministria në një postim në Twitter. /abcnews.al/