Dalin pamjet nga Fushë-Kruja, si u gjet vajza e zhdukur prej 3 ditësh

schedule22:42 - 8 Gusht, 2020

schedule 22:42 - 8 Gusht, 2020

Pas tre ditësh e zhdukur, 15-vjeçarja nga Vlora Ergita Liço u gjet pasditen e sotme.

Burime për abcnews.al bënë me dije se babai i 15 vjeçares e ka kërkuar fillimisht në Berat, por nuk ka e gjetur. Më pas ai e ka gjetur në një banesë ne Fushë-Krujë.

Abcnews.al ka siguruar pamjet nga banesa ku u gjet e mitura në Fushë-Krujë. Në pamjet duket edhe automjeti i policisë që i afrohet banesës për të marrë vajzën.

Ditën e sotme babai i adoleshentes tha se vajza është parë për herë të fundit në një hotel në Lushnje. Babai shprehej se vajza ka bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk di detaje të tjera për zhdukje e saj.

/abcnews.al