Dalin pamjet nga dasma luksoze e miliarderit të modës, vetëm unaza kushton 2 milion $

schedule14:19 - 27 Gusht, 2021

schedule 14:19 - 27 Gusht, 2021

Themeluesi PrettyLittleThing, Umar Kamani i ka propozuar të dashurës së tij modele Nada Adelle në një ceremoni luksoze me një unazë që kushton 2 milion dollarës.

Miliarderi u ul në gjunjë dhe i propozoi në ‘Shtëpinë e Operës në Monte Carlo’, të cilën ai e mori me qira për këtë rast.

33-vjeccari mbushi teatrin historik me 10.000 trëndafila të bardhë, dhjetëra qirinj ndërsa 25 muzikantë interpretuan kolonën zanore të “E bukura dhe bisha”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aisha (@aishakamani)

Nusja mbante të veshur një fustan të bardhë prej 2,500 dollarësh nga stilisti David Koma. Veshja plotësohej në mënyrë të përkryer me unazën e saj me një diamanti 21 karatësh që ishte bërë enkas për modelen nga argjendari i famshëm i Nju Jorkut Richard Nektalov.

Umar, familja e të cilit ndërtoi perandorinë e tyre të modës nga një stendë në tregun e Mançesterit në një biznes prej shumë miliardë paundësh, mbante të veshur një kostum Tom Ford prej 5,907 dollarësh./abcnewsa.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!