Dalin pamjet, ky është momenti i shpërthimit të bombolës në Kosovë, 44 të plagosur

schedule21:52 - 5 Janar, 2021

schedule 21:52 - 5 Janar, 2021

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e momentit të shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj që plagosi 44 persona, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spital në Prishtinë. Të gjithë personat që ishin në restorant përfunduan në spital me plagë të shumta.

Kryetari i Komunës së Ferizaj Agim Veliu e konsideroi fatal shpërthimin e ndodhur, ndërsa u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. “Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj.

Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.

Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve.

Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve” tha ai.

Mjeku Agron Çitaku në një komunikim për mediat në Kosovë tha se 14 personat gjendja e të cilëve sipas tij është e rëndë kanë dëmtime në pjesën e sipërme të trupi dhe në fytyrë.

https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=cZOBpRc0rzo&feature=emb_title