Ka rënë në prangat e policisë “makthi” i banorëve të Kuçovës.
Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Alvaro Jani Merka, i cili ka grabitur 3 banesa gjatë muajit prill, duke shqyer dyert kryesore të shtëpive.
40-vjeçari kishte metodën e tij të vjedhjeve. I kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit, këta të fundit kishin filluar të bënin edhe vetë roje natën për të kapur hajdutin.
40-vjeçari Merka është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë së banesave ku edhe ka kryer vjedhjet dhe mbrëmjen e sotme ka rënë në prangat e policisë.
Vetëm gjatë muajit Prill 2022 ai ka vjedhur 3 banesat e shtetasve: Agim Qorraj,Fatmir Minxhq dhe Nikollaq Ndina,të treja në lagje të ndryshme të qytetit të Kuçovës.
Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se Merka ishte i mirë informuar për sendet me vlerë dhe bizhuteritë që ndodheshin në banesat ku hynte për të kryer vjedhjet.
Të njëjta burime konfirmojnë se mes sendeve të vjedhura e të sekuestruara janë gjetur bizhuteri, sende me vlerë, para, pije akloolike etj.
/abcnews.al/

