Një person është arrestuar në qytetin lindor Halle në Gjermani, pas të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona, ka thënë policia.
Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, policia u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone të “jenë të vëmendshëm”, pasi nuk është bërë e qartë nëse ka më shumë se një sulmues.
https://streamable.com/w2hle
Dëshmitarët kanë thënë se sulmuesi ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe ka pasur një varg armësh.
E përditshmja Bild ka thënë se sulmuesi ka nisur sulmin afër një sinagoge në zonën Paulus në qytetit, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.
Policia ka rrethuar zonën Paulus.
Në disa raportime është thënë se pasi sulmuesi apo sulmuesit kanë ikur nga skena e sulmit, janë dëgjuar të shtëna në një zonë të afërt.