Dalin pamjet e rezidencës luksoze të Kim Kardashian, shitet me çmim marramendës

schedule19:20 - 6 Janar, 2020

schedule 19:20 - 6 Janar, 2020

Shtëpia e dikurshme e Kim Kardashian ku jetonte me burrin e saj të parë Kris Humphries aktualisht është në shitje.

Rezidenca luksoze ndodhet në Beverly Hills, të Kalifornisë. Shtëpia është shitur njëherë në vitin 2013, por tashmë ka dalë sërish në treg. Prona është në duart e Josh Altman dhe Daniel Damico, dy agjentë të famshëm të pasurive të patundshme.

Bashkëshorti i parë i Kim Kardashian, Kris Humphries është një lojtarnë NBA. Për më tepër thuhet se ai ka ofruar të blejë pronën në fjalë. Duhet thënë se kjo është një shtëpi komode, është në një vend të izoluar në Beverly Hills. Me një oborr para dhe një kopsht. Shtëpia është e thjeshtë por shumë elegante, nuk ka dyshim se do të gjejë një blerës shumë shpejt!

Pas vendimit të shitjes në rrjet kanë qarkulluar edhe foto të ndryshme të shtëpisë brenda dhe jashtë saj, duke zbuluar deri në detaje luksin e vendit ku ka jetuar Kim dikur./abcnews.al