Dalin pamjet e frikshme: Makina e drejtuar nga shqiptari aksidentoi për vdekje greken dhe vajzën

schedule10:37 - 14 Janar, 2021

schedule 10:37 - 14 Janar, 2021

Mediat greke kanë publikuar pamjet e frikshme të aksidentit në Messara të Kretër ku mbeti e vdekur një grua 37-vjeçare dhe vajza e saj 3-vjeçare.

Ajo u përplas nga një tjetër makinë e drejtuar nga një emigrant shqiptar.

Lexo edhe: Një prej makinave e drejtonte shqiptari, aksident i frikshëm në Kretë, vdes grekja me të bijën

Pamjet duket se makina e drejtuar nga shqiptari ishte me shpejtësi, ndërsa makina e drejtuar nga 37-vjeçarja greke hyri në kthesë pa parë nëse kishte apo jo makina përballë.

Mediat greke raportojnë se në makinën që përplasi greken udhëtonin një emigrant shqiptar dhe një tjetër me origjinë nga Azia.

Të dy ata janë të arrestuar tashmë dhe do të japin llogari për ngjarjen e ndodhur, edhe pse nga kamerat duket se ka shkelje nga të dyja palët. /abcnews.al