Dalin në dritë detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së prokurorit Albert Kuliçi

20:41 | 21/12/201920:410

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi me tritol i makinës së prokurorit Albert Kuliçi në Vlorë. 

Sipas Kreut të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci ngjarja mund të lidhjet me çështjet e javëve të fundit që kanë të bëjë me sekuestrimin e aseteve me vlerë 4 milionë euro.


Ndërsa i dërguari i KLP, Bazaj deklaroi se prokurori do marrë mbrojtje të posaçme. Ngjarjen e dënoi dhe Presidenti Ilir Meta.

Kërcënohet me tritol prokurori i Vlorës Albert Kuliçi. Rreth  orës 02.50 të së shtunës Makinës së tij  i është vendosur lëndë plasëse. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Prokuroria ka dyshime të forta se tritoli i është vendosur për shkak të detyrës. Kuliçi drejton dhe task-forcën kundër krimit ekonomik. Ndaj dhe Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci e lidh ngjarjen me sekuestron preventive të vendosur ditët e fundit të aseteve të personave të dyshuar si kriminelë.

Ndërsa i dërguari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj pas një mbledhje të posaçme për ngjarjen tha se Kuliçi do marrë një mbrojte të posaçme.

Kurse Drejtori i Policisë Vlorë, Artion Duka është diskret në lidhje me emrin e ndonjë të dyshuari të mundshëm.

Mësohet se  uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të rënë në gjurmët e autorëve dhe kanë mundur të shohin imazhin e njërit prej tyre./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono