Michael Jackson ka lindur më 29 gusht 1958 dhe nëse do të kishte jetuar do të kishte festuar ditëlindjen e tij të 64-të. Fatkeqësisht, ai u nda nga jeta papritur në korrik 2009, duke lënë në pikëllim miliona fansat e tij në mbarë botën. Tre fëmijët e tij, trembëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, nuk e harrojnë atë dhe e ruajnë kujtimin e tij në zemrat e tyre. Me rastin e përvjetorit të lindjes së tij, vajza 24-vjeçare e Paris Jackson dhe djali 25-vjeçar Prince, ka postuar për nder të tij disa foto.
Duket se Michael Jackson ishte vazhdimisht i pranishëm në jetën e fëmijëve të tij, për të cilët kishte dashuri të madhe.
Një nga fotot e fundit të legjendës së estradës para se të ndahej nga jeta papritur në vitin 2009, po bën bujë.
Pak muaj pasi u divorcua nga gruaja e tij e parë Lisa Marie Presley, Michael Jackson u martua me Debbie Rowe me të cilën patën djalin e tyre të parë, Michael Joseph Jackson i njohur edhe si “Princi”. “Gëzuar ditëlindjen më të mirit. Çdo ditë që kalon më mungon dhe të dua gjithnjë e më shumë. Faleminderit për gjithçka.” ka shkruar 25-vjeçari në Instagram, teksa postimin e tij e ka shoqëruar me një foto ku kapet MJ duke ushqyer princin e vogël.
Rreth dy vjet më vonë, Rowe dhe Jackson mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, vajzën Paris. Ajo, e cila po ndjek hapat e babait të saj si këngëtare, ka shpërndarë një foto të ëmbël ku shfaqet ajo dhe babai i saj duke u puthur.
Në karuselin e fotove të ngarkuara nga Prince, një nga skenat e paraqitura është nga Krishtlindjet e fundit të Mbretit të Pop-it, MJ.
Michael Jackson vdiq më 25 korrik 2009 pasi mori një mbidozë me pilula gjumi. Thashethemet thonë se mjeku i tij personal Conrad Murray, duke dashur ta ndihmonte të flinte, i dha një koktej droge që trupi i tij me sa duket nuk mund ta përballonte. Shumë e konsiderojnë këtë akt si vrasje./abcnews.al