Dalin fotot, këta janë bosët shqiptarë të drogës që u kapën me 2.2 tonë “të bardhë” në Peru

schedule13:26 - 17 Qershor, 2022

schedule 13:26 - 17 Qershor, 2022

Jane publikuar fotot e dy shqiptarëve që u kapën me 2.2 tonë drogë në Peru.

Mediat e huaja kanë publikuar foto të Franc Malos dhe Gentjan Meta, të cilët njiheshin edhe me pseudeonimet “Barbas” dhe “Pelado”.

Lexo edhe: Identifikohen dy “kokat” shqiptare të 2.2 ton “të bardhë” në Peru, pjesë e kartelit Los Balcanes (EMRAT)

Ata kishin hyrë ilegalisht në Peru përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor 2021 dhe ishin paraqitur si turistë.

Më pas ata nisën negociatat për transportimin e sasisë së madhe të drogës, e cila destinacion kishte Holandën.

Lexo edhe: Sekuestrohen 2.2 ton kokainë në Peru, në kërkim dy shqiptarë, “kokat” e trafikut

Të dy ishin pjesë e kartelit të quajtur “Los Blancos” dhe mësohet se janë kapur nga kamerat e vëzhgimit Divinesp në Trujillo, gjatë operacionit Bitcoin.

Më herët ata ishin fotografuar ë hotelin luksoz QP Hotels Trujillo në El Golf. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!