Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka festuar sot 70-vjetorin e lindjes. Urimet nuk kanë munguar nga figura kryesore të së majtës por edhe qytetarë të thjeshtë.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryesocialisti Edi Rama u shpreh se familja politike e PS-së do të ketë gjithmonë nevojë për këshillat e Nanos.
Ndërkohë, nga festa e ditëlindjes ka publikuar disa foto kryetari i bashkisë së Kavajës Redjan Krali që është edhe nip i ish-kryeministrit Nano. /abcbews.al/