Viktimat e vrasjes së trefishtë që ka tronditur Britaninë mund të jenë mbajtur peng për orë të tëra para vdekjes së tyre. Carol Hunt, 61 vjeç, gruaja e prezantuesit të radios në BBC, John Hunt, dhe dy vajzat e tyre, Hannah, 28 dhe Louise, 25 vjeç, u gjetën të vrara në shtëpinë e tyre në Bassey, Hertfordshire, të martën.
Autoritetet lokale nuk kanë marrë ende në pyetje të dyshuarin kryesor për krimin, 26-vjeçarin Kyle Clifford, i cili u gjet të mërkurën i plagosur rëndë në një varrezë në Enfield, në veri të Londrës.
Autori i dyshuar është në gjendje të rëndë në një spital të Londrës dhe policia po pret dritën jeshile nga mjekët për ta marrë në pyetje. Sipas informacioneve, autoritetet besojnë se 26-vjeçari ndodhej në shtëpinë e viktimave për rreth 7 orë.
Hetuesit po flasin me fqinjët e familjes dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga shtëpitë aty pranë për të zgjidhur enigmën e orëve të fundit.
I dyshuari dhe tre viktimat njiheshin me njëri-tjetrin, pasi 26-vjeçari ishte ish-partner i njërës prej motrave.
“Ky është një sulm i paprecedentë dhe ne jemi të vendosur të zbulojmë të gjitha rrethanat rreth ngjarjeve që ndodhën atë natë dhe ngjarjet që pasuan këtë tragjedi”, tha hetuesi Rob Howell.
/abcnews.al