Tashmë më pak se 60 minuta na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Volksparkstadion”, të Hamburgut do të sfidojnë Kroacinë, në sfidën e dytë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Zjarrtit” do të kërkojnë një rezultat të madh.
Sa i përket formacioneve, siç e zbuluam edhe më herët, në Tirana Live, në ABC News, Sylvinho ka bërë jo pak ndryshime në formacion, duke filluar që nga moduli, teksa ka zgjedhur atë 4-3-3, për të hedhur në fushë “Legjionarët” e tij. Porta do të mbrohet sërish nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje janë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Mesi i fushë do të përbëhet nga Qazim Laçi, Ramadani e Asllani. Para tyre do të vendoset Asani e Bajrami, ndërsa në ekstremin e sulmit do të luajë i vetëm, Rey Manaj.
Në krahun tjetër, tekniku Zlatko Dalic i ka rreshtuar të tijët, po me modulin 4-3-3, teksa ka vendosur të përdorë pak a shumë të njëjtët lojtarë, si në sfidën me Spanjën. Në portë është Livakovic ndërsa në mbrojtje vendose Juranovic, Sutalo, Gvardiol e Ivan Perisic. Në mesfushë vendosen tre “të artit”, Luka Modric, Marcelo Brozovic e Mateo Kovacic, ndërsa sulmi i është besuar treshes Majer, Petkovic e Kramaric. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: