Daley Blind mbyll “epokën” e tij tek Ajax, skuadrat e MLS vëzhgojnë “tulipanin”

schedule20:03 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 20:03 - 27 Dhjetor, 2022

Daley Blind ka vendosur ditën e sotme, që me marrëveshje të ndërsjellë me klubin ta mbyllë “epokën” e tij tek Ajax, edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit.  Mbrojtësi 32-vjeçar ishte pjesë kyçe e reparit mbrojtës tek Ajax dhe kombëtarje e “tulipanve” , me të cilën luajti në Botërorin e Katarit, ku nisi si titullar të gjitha ndeshjet.

Drejtori sportiv i Ajax-it, Edëin Van der Sar e ka zyrtarizuar largimin e Blind ku tha se, “Gjatë ditëve të fundit, ne arritëm një marrëveshje me Daley për t’i dhënë fund kontratës. Shpresoj që ai të gjejë një klub tjetër për t’i dhënë fund karrierës së tij të suksesshme. Së bashku me Daley-n kemi vendosur për një ndeshje në Arena, ku ai mund t’i thotë lamtumirën e duhur tifozëve”,- u shpreh Van der Sar.

Blind, i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Ajax, pati një periudhë të shkurtër në Gronningen për të fituar përvojë dhe më pas për t’u dalluar me klubin që e pa atë të rritej. Pas paraqitjeve të mira, Mançester Junajtid e nënshkroi në vitin 2014 për 17.5 milionë euro dhe pas katër sezonesh me “djajtë e kuq” u rikthye te “dashuria” e tij e parë, ku sot mbylli “kohën” e tij.

Pas 333 ndeshjeve zyrtare me Ajax, 7 kampionate të fituare, 2 Johan Cruijff Shield, dhe 2 Superkupave Holandeze, Blind largohet nga Ajax si legjendë.

Përsa i përket transferitmit, disa skuadra të MLS e kanë mbajtur Blind, nën “vëzhgim”. Ai është një lojtar i gjithanshëm, me shumë eksperiencë dhe një karrierë me shumë tituj. Ai fitoi Europa League, FA Cup dhe Kupën e Ligës me Manchester United. Dhe për skuadrën e “tulipanëve” ka luajtur 99 herë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!